Albspirit

Media/News/Publishing

Trump, i preferuari i Putin për President në SHBA

Vladimi Putin ka deklaruar se me secilin kandidat që do të zgjidhet presidenti i SHBA-ve do të bashkëpunojmë, mirëpo është e natyrshme që nëse Donald Trump me në mënyrë të sinqertë kërkon bashkëpunim më të madh, do ta mirëpresim këtë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.“Dialogu me Amerikën praktikisht është zero, por këtu nuk bëhet fjalë për zgjedhjen tonë”, ka thënë Putin, duke lënë të kuptohet se zgjedhja është e Uashingtonit.

Këtë deklaratë kreu i Kremlinit e ka bërë gjatë një takimi në Forumin e Investitorëve të bankës VTB, raporton agjencia e lajmeve “Tass”. Kjo është në kohën kur politikani ultranacionalist Vladimir Zhirinovski, që njihet për deklarata kontroverse e të cilit i pëlqen të krahasohet me kandidatin republikan thotë në një intervistë për “Reuters” se Trump është i vetmi kandidat që mund të ulë tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës.Për Hillarin të cilën e etiketon “një vjehërr të ligë” thotë se mund të çojë botën drejt Luftës së Tretë Botërore.

Ndërsa për komentet seksuale të Trump thotë se ato janë vetëm biseda normale siç flasin burrat mes miqsh.“Amerikanët që do të votojnë më 8 nëntor duhet ta kuptojnë se po votojnë për paqen në planetin tokë nëse e japin votën për Donald Trump. Por nëse votojnë Hillarin do të ketë luftë. Ngado do të ketë Hiroshima dhe Nagasaki.

Nëse Hillari fiton, do të jetë presidenti i fundit i SHBA-ve dhe këto do të jenë zgjedhjet e fundit për Amerikën”, deklaroi kreu i Partisë Liberal Demokrate, Vladimir Zhirinovski. Zhirinovski njihet si aleat i madh i Putinit.

Please follow and like us: