Albspirit

Media/News/Publishing

Vajza e Instagramit që i mashtroi të gjithë

vajzaAsgjë në llogarinë e saj në Instagram nuk duket e pazakontë. Louise Delage duket si një vajzë e pashme franceze që e shijon jetën, duke pirë koktejle, duke ngrënë në restorante luksoze apo duke shijuar shampanjë teksa ndodhet në vaskë.

vajza1

Aq e pashme në fakt, sa 25-vjeçarja parisiene arriti të kishte mbi 50 mijë ndjekës që kurse e hapi llogarinë e saj e saj në Instagram më 1 gusht.

vajza2

Si shumë yje në Instagram, edhe ajo kishte admiruesit e saj, që i bënin vazhdimisht komplimente.

vajza4

Por, më 30 shtator Delage postoi në llogarinë e saj një video të fundit ku përmblidheshin të gjitha postimet e bëra që nga fillimi, duke zbuluar një detaj që i lidh të gjitha; në secilën nga 149 fotot e postuara, ajo mbante një pije alkoolike në dorë.

Llogaria e Delage në fakt nuk ishte ashtu siç dukej, dhe madje as ajo nuk ishte ‘e vërtetë’.

vakza3

“Louise Delage” është në fakt një studente franceze që pozonte në kuadër të një fushate për ‘Addict Aide’, një organizate që ndihmon njerëzit të qëndrojnë esëll dhe është realizuar nga një agjenci reklamash në Paris, BETC. Emri i vajzës është sekret, sipas presidentit te BETC, Stéphane Xiberras.

vajza5

“Asnjë nga ndjekësit në Instagram nuk e kuptoi se adresa ishte e rreme, por të gjithë besuan se kjo vajzë kishte gjithçka në jetë”, thotë ai.

 

Please follow and like us: