Albspirit

Media/News/Publishing

Bob Dylan refuzon çmimin Nobel!?

Bob Dylan refuzon çmimin Nobel!?

Akademia suedeze e Nobelit nuk arrin te flasë me Bob Dylan.

24 orë pas caktimit te çmimit Nobel për Letërsinë, kancelari i Akademisë ka deklaruar se ka arritur të lidhet me organizatorin e tij të turneve, por nuk ka arritur të flasë me vetë fituesin, Dylan.

Bob Dilan këndoi mbrëmë në Las Vegas, por edhe në skenë ai vetëm ka kënduar dhe luajti muzikë, pa folur për asnjë çast rreth çmimit Nobel.

Një burim pranë këngëtarit ka thënë për Washington Post se “Dylan nuk është shprehur fare për çmimin për gjatë gjithë ditës”. Sipas Bob Neuwirth, mik i Dylan, “ka gjasa që edhe të mos falënderojë kurrë”.

Nuk dihet nëse në 10 dhjetor, ditën e ceremonisë së dhënies së çmimit Nobel, Dylan do të jetë prezent.

Please follow and like us: