Albspirit

Media/News/Publishing

KËRCËNIMI/Rilindje i nxjerr dhëmbët edhe faqes “Jeta Osh Qef”

Një faqe online me emrin Rilindje që riposton statuset e Kryeministrit Edi Rama ka kërcënuar sot të gjitha faqet online që sipas saj paguhen nga opozita dhe po manipulojnë opinionin publik. Rilindje thotë se ata jetojnë me shpifje dhe me like të cilat konvertohen në dollar.

Prej disa ditësh zyrtarë të qeverisë të angazhuar në rrjetet sociale po sulmojnë mediat online që nuk kontrollohen nga qeveria për shkak të publikimit të lajmeve që lidhen me korrupsionin e lidhjet me krimin të zyrave të ndryshme të qeverisë.

Përvec se qeveria nuk shpërndan asnjë para për mediat online që nuk raporton sipas porosive të saj, ia ka dalë të frikësojë edhe kompanitë e mëdha të marketingut dhe biznese reklamuese që të ndalojnë publikimin në mediat joqeveritare.

Të tjera media pranë qeverisë apo bashkisë së Tiranës kanë bonuse mujore dhe vjetore nga paratë publike.

Më poshtë postimi i turpshëm i Rilindje:

“ Iqim Peka, Karjan Çani, Armand Torollaku , Lolita tashmë e demaskuar që financohet nga PD, e gjithë killërat virtual që manipulojnë opinionin e thjeshtë public duhet të përballën me injorimin e Shqiptarëve, Ata jetojnë me shpifjet që postojnë , çdo like/comment atyre u konvertohet në dollar!

A duhet të lejojnë Shqiptarët një grup mercenaresh të jetojnë me liket e tyre?! Me kohën e tyre?! JO!

Shikoni faqen “JETA OSH QEF” nga liket e njerëzve të asaj faqe hanë bukë 10 njerëz/adminë! Të gjjithë provincial të blerë nga opozita!

Klikoni tek Jeta Osh Qef në vitin 2008- 2009 2010-2011-2012. Asnjë postim politik, asnjë postim kundër qeverisjes së gërdalles, Zero!

Kjo është media online në Shqipëri, Ca kalemxhinj të mirë paguar kryesisht kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt!

‘Lolita’ u zbulua, të tjerat me rradhë:-)”

rilindje postim

Please follow and like us: