Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe politikani Teodor Laço

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe politikani Teodor Laço

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare shkrimtari Teodor Laço. Lajmi është konfirmuar nga vetë familjarët e tij. Laço përveç shkrimeve ka qenë aktiv edhe në politikë, ku ka qenë kryetar i partisë Bashkimi Liberal, deputet dhe ministër kulture në periudhën 1994-1997. Homazhet në nderim të tij bëhen nesër nga ora 11:00 – 12:00 në hollin e Ministrisë së Kulturës.

Jetëshkrim:

Teodor Laço lindi më 29 shtator 1936 në fshatin Dardhë të Korçës. Studioi Agronomi në Universitetin e Tiranës. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja. Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për 12 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.

Please follow and like us: