Albspirit

Media/News/Publishing

Saimir Pirgu shkëlqen në Barcelonë, në rolin e Macduff

Saimir Pirgu shkëlqen në Barcelonë, në rolin e Macduff

Baritoni francez Ludovic Tezier erdhi në rolin kryesor, atë të Makbethit.

Ka zgjatur tetë minuta duartrokitja e cila ka pasur në Barcelonë, pasi është dhënë opera “Makbethi”, e radhës në Teatro del Liceu.

Një nga tri operat të cilat Verdi i shkroi bazuar në Shekspirin e madh, ka ardhur në Teatro del Liceu me shqiptarin Saimir Pirgu në rolin e Macduff.

Lord Macduff luan rol të padiskutueshëm në karakterin e Shekspirit, ndërsa në aktin e fundit të operës e mbytë Makbethin. Macduff futet në skenë në aktin e dytë ndërsa kritika botërore e përshkruan si një perëndi në botën e zezë të Makbethit.

Baritoni francez Ludovic Tezier erdhi në rolin kryesor, atë të Makbethit, shkruan KultPlus.

Mediet spanjolle e kanë cilësuar lartë paraqitjen e Pirgut në këtë produksion teatror. Me këtë Operë ky Teatër edhe ka hapur sezonin e tij të ri.

Saimir Pirgu bashkëpunon me dirigjentët më të njohur të orkestrave si: Claudio Abbado, Riccardo Muti, Lorin Maazel, Daniele Gatti, Seiji Ozawa,Franz Welser Möst, Gustav Kuhn,Antonio Pappano dhe Nikolaus Harnoncourt. Ai është fitues i konkurseve ndërkombëtare “Caruso” e “Tito Schipa” në 2002.

Please follow and like us: