Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook at Work do të quhet “Workplace”, rrjeti social zyrtarizoi platformën profesionale

workplace

Facebook nuk dëshiron të jetë thjesht një rrjet social për miqtë. Ditën e hëne kompania prezantoi versionin e shumpërfolur e të shumëpritur të Facebook për sipërmarrjet të cilin kompania e quan “Workplace.”

Më shumë se 1,000 organizata po e shfrytëzojnë aktualisht bëri të ditur Facebook. Me veçori dhe karakteristika të aplikacionit kryesor të Facebook, në Workplace përdoruesit do të marrin postime, përmbajtje dhe komunikime që kanë të bëjnë vetëm me punën e tyre.

Ata do të kenë mundësi të ndjekin kolegët, të diskutojnë rreth projekteve apo të ndjekin një video transmetim live nga një ekzekutiv kompanie. Llogaritë në Workplace janë veçmas prej llogarive personale dhe nuk përmbajnë reklama.

Një skemë ngjyrash gri e diferencon në një farë mënyrë Workplace nga Facebook. Por në këtë indusri nuk mungon konkurrenca e me Workplace Facebook ka hyrë në betejë të drejtpëdrejtë me Slack, Microsoft Yammer dhe Jive.

Por përhapja globale e Facebook dhe 60 milion kompani që vazhdimisht përditësojnë një faqe në rrjetin social janë një indikator pozitiv se Workplace e presin ditë të mira. Kompanitë do të tërhiqen nga thjeshtësia që e karakterizon falë eksperiencës së tyre me Facebook.

Workplace gjithashtu do të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash. Ndërsa ofrohet falas për organizatat jofitimprurëse dhe institucionet edukative, organizatat e tjera apo bizneset duhet të paguajnë 3 dollar për punojës nëse numri i anëtarëve është më pak se 1,000.

Pastaj kostoja bie në 2 dollar për numrin e anëtarëve nga 1,001 në 10,000 dhe 1 dollar për mbi 10,00 anëtarë. Shërbimi përmban hapësirë pa limit të publikimit të fotove dhe videove.

Please follow and like us: