Albspirit

Media/News/Publishing

Mashallah, 501 kg kjo egjiptiania

iman

Iman Ahmad Abdulati është 36 – vjeç dhe peshon plot 501 kilogramë. Gruaja nga Egjipti besohet të jetë më e shëndosha në planet. Iman nuk është larguar nga shtëpia prej 25 vitesh për shkak të problemeve me peshën. Pas vitesh përpjekje për t’u përballur me këtë problem, motra e saj Chaymaa’ Ahmad Abdulati ka vendosur ta bëjë publik rastin e saj, me shpresën se dikush do të mund ta ndihmojë. 36 – vjeçarja jeton me nënën dhe motrën në Aleksandri. Ajo ka nevojë për ndihmë kur shkon në tualet dhe nuk është më në gjendje të ecë.

iman1

Iman peshonte 5 kilogramë kur lindi dhe më vonë u diagnostikua me elephantiasis, një infeksion parazitar që shkakton fryrje të tepruar të gjymtyrëve. Familjarët e saj i druhen faktit se nëse Iman nuk dërgohet për ndërhyrje në Kajro ajo mund të vdesë.

Please follow and like us: