Albspirit

Media/News/Publishing

Ervisa, vajza e stilit dhe talentit… që kthehet në art

Ervisa, vajza e stilit dhe talentit... që kthehet në art

E keni parasysh atë momentin kur mezi pret të shohësh dikë nga kurioziteti se çfarë ka veshur… dhe me pas të të ngelet gjatë në mëndje… ehhh, e tillë është edhe vajza që do ju prezantojmë sot. Ajo nuk është aspak si të tjerat, madje nuk i ngjan askujt…
Ajo quhet Ervisa Mana, dhe përveç se një vajzë me një stil unik që të ngelet gjatë në mendje ajo është një vajzë plot pasione… të cilat i kthen në art.
Në momentin e parë që e takuam, ishte një vajzë lehtësisht e evidentueshme, me një stil elegant, plot ngjyra dhe aksesorë të kombinuara në detaje.
Pa filluar intervistën menjëherë e pyeta si ka mundësi kaq shumë stil dhe përgjigjja ishte e menjëhershme, duke më cituar një nga shprehjet e Diane von Fusenberg, “Stili është diçka që gjithkush e ka, ajo që duhet të bëjë është ta gjejë dhe shfaqë”.
Sipas saj, shembulli që vajzat sot marin nga rrjetet sociale dhe media, duke ju imponuar stil vetëm nëpërmjet markave të shtrenjta, është një nga faktorët që po vret stilin. Për të, nuk është e nevojshmë të blesh shtrenjtë por të kombinosh ngjyrat, copat e duhura, aksesorët e përshtatshëme të cilat të nxjerin në pah karakterin dhe t të evidentojnë stilin unik, që duhet ta ketë gjithsecili.
Sigurisht që nga shtëpitë e mëdha të modës duhet të frymëzohemi dhe ajo për këtë i kushton një pjesë të madhe të ditës së saj informimit për tendencat më të fundit por në përfundim secili nga ne duhet të krijojë një stil unik.
Duke u frymëzuar nga idhulli i saj Coco Chanel, ajo mendon se stili nuk ndodhet vetëm në veshje, por është mënyrë jetese, e cila reflekton karakter dhe personalitet.
Pasi ka përfunduar studimet për Inxhinieri Tekstil-Mode, na tregon disa prej punimeve të saj me të veçanta.

Please follow and like us: