Albspirit

Media/News/Publishing

Fakte mbi teknologjinë

 

 

  • Në kasën origjinale të Macintosh gjenden 47 firmat e secilit anëtar të departamentit të Macintoshit në 1982.

 

  • Mesatarisht gishtat e një daktilografisti do të përshkronin 20 kilometra. Kush tha se ata që punojnë në zyrë nuk bëjnë mjaftueshëm ushtrime?

 

  • Kur uleni përpara kompjuterit, qepallat e syve mbyllen 7 herë në minutë, ndërkohë që normalisht duhet të mbyllen 20 herë për minutë.

 

  • Telefonata e parë me një telefon celular është bërë më 3 prill 1973 nga Martin Cooper, ish-themelues i Motorola-s.

 

  • U deshën 38 vite për radion që të kapte shifrën e 500 milionë përdoruesve, 13 vite për televizorin dhe vetëm 4 vite për internetin.

 

  • Smartphone i parë ka qenë IBM Simon, i cili kishte një ekran me prekje, kalendar dhe fax në 1993.

 

  • Telefoni celular më i shituri i të gjitha kohërave është Nokia 1100, prodhuar në Finlandë dhe numëron 250 milionë njësi të shitura.

 

  • 91% e të rriturve e mbajnë telefonin sa më pranë duarve në çdo orë të ditës dhe çdo ditë të vitit.

 

  • 97% e 60 miliardë email-eve që dërgohen çdo ditë kalojnë si spam (email-e të pasigurta).

 

  • Ka 7 miliardë njerëz në planet, 4 miliardë prej tyre përdorin një telefon celular, dhe vetëm 3.5 miliardë që përdorin një furçë dhëmbësh.

 

Please follow and like us: