Albspirit

Media/News/Publishing

Lufta e partive shqiptare në rrjetet sociale

Lufta e partive në rrjetet sociale/ Zbulohen grupet e fshehta

Zhvillimi teknologjik i viteve të fundit dhe përdorimi në masë i rrjeteve sociale duket se ka ndikuar në politikën botërore, ku përjashtim nuk bën as ajo shqiptare. Liderët kryesorë politik në vend kanë faqet e tyre në Facebook dhe Twitter ku numërojnë qindra mijëra ndjekës. Me anë të tyre ata i drejtohen masave të gjëra me mesazhe, reklamime të punëve të tyre apo disa here edhe me shkrime dhe editoriale.

Por nuk duhet anashkaluar fakti se pas këtyre “fan-page”-ve qëndrojnë grupe të tëra pune. Më aktivët në këtë aspekt janë kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Dy prej politikanëve kryesorë të Partisë Socialiste dhe të majtës shqiptare kanë në stafet e tyre të punës grupe prej 10-15 personash që merren vetëm me monitorimin e rrjeteve sociale, bllokojnë komentet negative në faqet e “shefave” të tyre, shikojnë qytetarët aktivë, kontrollojnë zyrtarë dhe punonjës të administrates shtetërore dhe komentojnë apo bëjnë pëlqime përmes profileve fake ose false që kanë në përdorim.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe kreu i Opozitës Lulzim Basha gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të 2011-ës, por me një staf më të vogël dhe më pak të kualifikuar se këta që përdor sot Rama dhe Veliaj.

I gjithë ky zhvillim teknologjik po ndryshon edhe politikat elektorale të partive shqiptare. Ata po punojnë fort me rrjetet sociale pasi mesazhi te qytetari është më i drejtëpërdrejtë dhe duke lënë kështu disi në hije fushatat dhe takimet në sheshe apo rrugëve të qyteteve. /Citynews

Please follow and like us: