Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali seksual që i dha fund një shteti

Skandali seksual që i dha fund një shteti

Në Kinën e lashtë, një skandal seksual shkatërroi shtetin e Chen. Sipas Librit të Zuos, Xia Ji, një grua e martuar kishte një lidhje me Dukën Ling të Chen dhe dy prej ministrave të tij, të cilët vazhdimisht mbanin të brendshmet e saj nën rrobat e tyre. Të tre mburreshin për marrëdhënien e tyre, gjë që zemëroi të birin e Xias, Zengshu.
Në vitin 599 para Krishtit, të tre burrat ishin të dehur duke festuar në shtëpinë e Xia Ji, kur u shfaq i biri. Duke Ling u kthye nga një prej ministrave dhe me tallje tha se djaloshi i ngjante shumë atij. “Ai të ngjan edhe ty”, ia ktheu ministri.
Në atë pikë, Zengshu e vrau Dukën. në mesin e kaosit, dy ministrat u arratisën dhe shkuan tek Mbreti Zhuang i Chu, i cili e përdori incidentin si një justifikim për të pushtuar Chenin. Zengshu u ekzekutua dhe e gjithë Kina mori një mësim të mirë
Please follow and like us: