Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa dhe hiti i ri i saj

20161028124527682600Këngëtarja Dua Lipa, ka bërë gati këngën dhe klipin e këngës së re “Room for 2”,Këngëtarja po sjellë vazhdimisht projekte të cilat po rezultojnë si shumë të suksesshme. “Blow your Mind”, ishte kënga e fundit e Dua Lipës e cila u klikua shumë dhe madje arriti të zërë vende të para nëpër toplista botërore. Por, këngëtarja tashmë ka gati këngën “Room for 2”, e të cilës këngë ja ka bashkangjitur edhe videoklipin.

“Room For 2 edhe pse nuk është singël ne vendosëm që kësaj kënge që është nga albumi im debutues dhe që është aq speciale t’ia bëjmë një klip”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram. Këtë paralajmërim Dua e ka bërë edhe përmes një video të shkurtër, por që nuk ka treguar datën e saktë të lansimit të videoklipit.

Please follow and like us: