Albspirit

Media/News/Publishing

Kina zbulon sekretet e Luftës së Ftohtë, hapet bunkeri bërthamor ushtarak

VIDEO/ Kina zbulon sekretet e Luftës së Ftohtë, hapet bunkeri bërthamor ushtarak

Kina ka zbuluar për publikun bunkerin sekret ushtarakë që ndodhet në thellësi të maleve Chongqing në rajonin Fuling, që ishte ndërtuar për të prodhuar plutonium dhe eksplozivët e Luftës së Ftohtë.

“Bunkeri Bërthamor Ushtarak 816” është hapur për publikun në muajin tetor dhe përmban një labirinth të krijuar nga njeriu me shpella, rrugë dhe tunele.

Ai përfshin shpellën më të madhe artificiale në botë, e cila është pothuajse 80 metra e lartë dhe 25 metra e gjerë. Shpella ishte planifikuar si sallë për reaksionet bërthmore.

Bunkeri ishte ndërtuar në vitin 1966, kur Kina po rriste mbrojtjen kombëtare, infrasktrukturën dhe industritë teknologjike.

Ai ishte projektuar për t’i bërë ballë qindra ton eksplozivëve dhe tërmeteve. Më shumë se 60 mijë ushtarë morën pjesë në ndërtimin e tij, ku të paktën 100 prej tyre vdiqën gjatë ndërtimit, raporton Telegraph.

Bunkeri ishte ndërtuar për të krijuar plutonium-239. Për fat të mirë bunkeri nuk është përdorur për testimin bërthamor, pasi Kina braktisi planin e saj në vitin 1984.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=24JbDu3TDh8]

Please follow and like us: