Albspirit

Media/News/Publishing

Kujdes! Ky virus po sulmon iPhonët

iphone-min_1477640365-3615902

Kohët e fundit të gjithë përdoruesit e iPhone janë përballur me një mesazh të pazakontë në telefonin e tyre, ku shkruhet se Apple ID juaj do të skadojë.

Ky mesazh nuk është gjë tjetër veçse një virus, ku shumë përdorues të iPhone kanë filluar të ankohen për virusin në formë mesazhi, i cili kërkon nga ata për të klikuar në një link. Përmes këtij linku dikush tenton të vjedhë llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin.

Apple asnjëherë nuk ka kontaktuar me përdoruesit për t’u treguar se llogaria e tyre do të skadojë. Nëse pranoni një mesazh të tillë, injoroni duke mos klikuar në të.
Please follow and like us: