Albspirit

Media/News/Publishing

IZRAEL – Hapet pas dy shekujsh varri i Jezu Krishtit

kr Disa shkencëtarë kanë zhvendosur gjatë tri ditëve pllakën e mermerit që mbulon varrin e shenjtë të Jezu Krishtit, në kuadër të disa punimeve restaurimi që po kryhen në një kishe në Jeruzalem.
Për herë të parë, të paktën që prej dy shëkujsh, disa shkencëtarë kanë hapur vendin e konsideruar nga te krishterët si varri i Jezu Krishtit, në një kishë në Jeruzalem.

“Pllaka e mermertë e cila mbulon varrin është zhvendosur gjatë tri ditëve, në kuadër të punimeve te restaurimit që po kryhen në këtë kishte, e cila gjendet në Qytetin e Vjetër te Jeruzalemit”, tha një fotograf i AFP-së.

“Kjo është hera e parë që ky gur varri është ngritur, të paktën që prej vitit 1810, kur u kryen disa punime të tjera restaurimi pas rënies së një zjarri”, tha kreu i kishës armene, Padre Samuel Aghovan.

“Kjo është prekësë, sepse është diçka për të cilën flasim që prej shekujsh”, theksoi ai.

Sipas traditës kristiane, trupi i Jezu Krishtit u vendos në një krevat mortor, i shtrirë mbi një gur pas kryqëzimit të tij nga Romakët në vitin 30 ose 33.

Të krishterët besojnë se Krishti u ngjall dhe se gratë që shkuan për të lyer trupin e tij me vaj, tri ditë pas varrimit, thanë se nuk gjetën asgjë aty.

Please follow and like us: