Albspirit

Media/News/Publishing

12 vjeçari ngatërron dy shërbime të Google, i duhet të paguajë 100 000 euro

 

Një 12 vjeçar spanjoll ka bërë gabimin më të madh të jetës së tij në internet, pa e kuptuar atë. “Krimi” i tij ishte se ai kishte ngatërruar dy shërbime të mëdha të motorit të kërkimit që të gjithë e përdorim në ditët e sotme: Google.

Dy shërbimet, të njohura për ata që punojnë me internetin, por të panjohura për ata që nuk janë pjesë e këtij ambienti janë: AdSense dhe Adwords.

Dallimi është se  shërbimi i parë të lejon të vendosësh reklama në uebsajtet e tyre për të fituar para, ndërsa i dyti është krejtësisht e kundërta, vendosen reklama më faqet e internetit kundrejt pagesës sonë. Me pak fjalë, njëri shërbim fiton para, tjetri t’i merr ato.

Imagjino çfarë mund të ndodh nëse i ngatërrojmë. 12 vjeçari spanjoll ishte pjesë e grupi amatorial të formuar me miqtë e tij dhe u përpoq të fitonte të holla duke vendosur reklama në faqen e tij në mënyrë që të financonte aktivitetin e grupit.

Djali kishte gënjyer për moshën, pasi operacionet financiare nuk mund të bëhen nga djem kaq të vegjël. Por për fat të keq ai kishte ngatërruar shërbimin dhe në vend që të fitonte para, po i shpenzonte ato.

Ai mori një faturë nga Google pasi kishte shpenzuar 100 mijë euro. Kur panë faturën prindërit e tij nuk po u besonin syve. Ata menjëherë kontaktuan me Google dhe i shpjeguan se bëhej fjalë për një ngatërresë. Pas verifikimeve Google e anulloi faturën.

Please follow and like us: