Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta Tina Anselmi, ministrja e parë italiane

FOTO/ Ndahet nga jeta Tina Anselmi, ministrja e parë italiane

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare, Tina Anselmi, e para grua ministre në Itali. Ajo ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Castelfranco, Veneto. Anslemi ka mbajtur postin e ministres së Republikës: U emërua në korrik të vitit 1976 të krye të Departamentit të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore në qeverinë e djretuar nga Guilio Andreotti.

“Me Tina Anslemin zhduket një figurë ekzemplare e historisë së Republikës,” ka thënë kryeministri Matteo Renzi. Presidentja e Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini është shprehur se me “Tina Anselmin iku edhe një nënë e demokracisë italiane”.

Pas mbajtjes së postit të Ministrit të Punës, Tian Anselmi ishte ministre e Shëndetësisë në qeverinë e katërt dhe të pestë të Andreotit. Emri i saj ishte i lidhur me reformën që prezantoi Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në vitin 1981.

Funerali për Anselmin do të mbahet më 4 nëntor në Katedralen e Castelfranco Veneto.

Please follow and like us: