Albspirit

Media/News/Publishing

Bashar al Asad: Me Erdoganin u prishëm për Kosovën

Presidenti sirian Bashar Assad në një intervistë për gazetën “Politika” të Serbisë, ka folur edhe për pavarësinë e Kosovës të cilën ka thënë se nuk do ta njoh kurrë.

Madje Assad ka thënë se për Kosovën janë prishur edhe me Turqinë.

“Turqia ka dashur të përdorë influencën për të ndihmuar Kosovën, por e kemi refuzuar. Kjo ka ndodhur 7-8 vite përpara luftës në Siri, por ne refuzuam pavarsisht marrëdhënieve të mira me Turqinë”, ka thënë Assad.

Assad, vendi i të cilit në vitin 2011 u përball me një revolucion që më vonë e përdorën grupet terroriste si ISIS, ka thënë se lufta në Siri e cila ende po vazhdon është pak e shumë e njëjta me atë të viteve ’90 në Jugosllavi kur NATO intervenoi kundër forcave serbe.

“Në Siri, perëndimi është duke e përdorur të njëjtën maskë humanitare. Në fakt, Perëndimit nuk i intereson as për njerëzit tuaj e as për tonët e madje as për kurrkënd në botë përpos interesave të veta”, ka thënë Assad në intervistë për gazetën “Politika”.

Please follow and like us: