Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho, një divë absolute në Operën e Parisit

Ermonela Jaho, një divë absolute në Operën e Parisit

Ermonela Jaho ka debutuar parmbrëmë në Operën e Parisit me rolin e saj në ‘Contes d’Hoffmann’.

Ermonela Jaho, krenaria e mbarë kombit shqiptar, është ngjitur në skenë me rolin e Antonias, në operën me libreto të Jules Barbier dhe me muzikë nga Jacques Offenbach.

Tre akte, një prolog e një epilog me origjinë nga viti 1881 janë sjellë parmbrëmë në qytetin e bukur të Parisit, në operën që nisë në një tavernë në Nuremberg me shkrimtarin Hoffman i cili po e humb veten nga pija dhe dehja.

Antonia, roli që luan Ermonela, vjen në aktin e dytë. Antonia provon ta dashurojë personazhin kryesor.

Operës mbrëmë dhe sot i kanë kushtuar rëndësi mediet kryesore franceze. Opera vjen edhe me 3,6,9, 12, 15, 21, 24 dhe 27 nëntor.

Please follow and like us: