Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata komplikon Brexit, vendos parlamenti

Gjykata komplikon Brexit, vendos parlamenti

Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar i ka dhënë një goditje të fortë kryeministres Theresa May dhe mbështetësve të Brexit.

Gjykata vendosi se është parlamenti, organi i vetëm që ka në dorë të aktivizojë nenin e famshëm 50 të traktatit të Lisbonës për daljen e vendit nga Bashkimi Europian. Një grup aktivistësh pro europianë kishin bërë ankesë në gjykatë për këtë fakt.

Theresa May ndërkohë kish deklaruar se e kishte ajo kompetencën ligjore për të aktivizuar nenin 50. Tashmë Brexit bëhet një mision edhe më i vështirë.

May pat deklaruar pak kohë më parë se do të niste procedurat e daljes në muajin Mars të vitit ët ardhshëm. Por tashmë që legjislativi hyn në “lojë”, ky afat mund të shtyhet. Tashmë pirtet edhe apelimi i qeverisë britanike ndaj vendimit të Gjykatës.

Kjo e fundit pretendon se aktivizimi i nenit 50 do të kishte efekte të patjetërsueshme në ligjin vendas, e për rrjedhojë parlamenti duhet të ketë zë në këtë çështje. Muajin e ardhshëm, në Gjykatën supreme projektohet nëj përballje e flaktë.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës paundi britanik ka pësuar një luhatje të paprecedentë, gjë që duket mjaft mirë edhe nga ky grafik.

Please follow and like us: