Albspirit

Media/News/Publishing

Zuckerberg $2.5 mld humbje, Facebook bie me 5% në 24 orë

Zuckerberg $2.5 mld humbje, Facebook "zhytet" me 5% në 24 orë

Ditën e Enjte, Mark Zuckerberg, humbi plot 2.5 miliardë dollarë, më shumë se kushdo tjetër në planet. Tkurrja e pasurisë së tij erdhi menjëherë pasi drejtuesit e Facebook deklaruan se kompania nuk do të vazhdojë dot edhe për shumë gjatë të mbajë hapin e rritjes në të tilla nivele.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit, Facebook raportoi shitje në rritje me 56%, në 7 miliardë dollarë. Zuckerberg ndërkohë është njeriu i pestë më i pasur në Botë, me një pasuri prej 52 miliardë dollarësh.

Komentet e drejtuesve të Facebook, se një performancë e tillë nuk ka gjasa të përsëritet gjeneruan një rënie të aksioneve të kompanisë në tregje me 5%, e barabartë me 2.5 miliardë dollarë vlerë në treg.

Facebook po prodhon shifra të frikshme të ardhurash nëpërmjet publicitetit, sidomos atij në telefonat inteligjentë. Gjatë viteve të fundit, të ardhurat nga ky lloj publiciteti janë rritur me 50%, në 6.8 miliardë dollarë. 85% e këtyre të ardhurave vijnë nga publiciteti në telefonat inteligjentë. të ardhurat nga reklamat pritet të bien në 35% në vitin 2017, nga 50% aktualisht.

Please follow and like us: