Revista Forbes ka kurorëzuar Taylor Swift si këngëtaren më të paguar të 2016. 26 vjeçarja, ka fituar 170 milion dollarë nga qershori 2015 deri në qershor 2016, periudhë që mbulon gjysmën e dytë të të ardhurave të saj nga ‘1989 World Tour’.

Këngëtarja ka dominuar këtë klasifikim, duke lënë shumë pas ndjekëset e tjera. Adele renditet e dyta me 80.5 milion dollarë për të njëjtën periudhë.

E treta në listë është Madonna, që ka fituar nga tour-i saj botëror i albumit ‘Rebel Heart’ 76, 5 milion dollarë. Rihanna është e katra në renditje me 75 milion dollarë dhe Beyonce e pesta me 54 milion dollarë.