Albspirit

Media/News/Publishing

Frika nga Ushtria e Kuqe, si u vetëvranë 900 civilë gjermanë për 3 ditë

desktop-1476396803

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, në të gjithë Gjermaninë kanë ndodhur vetëvrasje masive në qytete të vogla dhe fshatra. Por një prej tyre, Dammin, mbahet mend për vetëvrasjen e 900 civilëve brenda 72 orëve nga frika se e asaj që do të përjetonin pas pushtimit të qytezës nga forcat sovjetike.

Kur trupat e Ushtrisë së Kuqe marshuan në Gjermani, shumë civilë kishin frikë për jetët e tyre. Në fund të prillit të vitit 1945, trupat sovjetike dalëngadalë gjetën rrugën e tyre për në qytezën Demmin.

Pse pse për aty?

desktop-1476395919

Në vitet 1920 dhe 1930 Demmini përjetoi rritjen e nacionalistëve të krahut të djathtë. Pjesa më e madhe e qytezës ishte pjesë e Partisë Kombëtare Popullore të Gjermanisë, ku banorët bojkotuan çifutët dhe dyqanet e tyre, ndërkohë që dhe sinagoga u shit duke u kthyer në një sallon të mobileve. Edhe para fillimit të luftës, shumica e hebrenjve nuk mund të lëviznin lirshëm nëpër rrugë.

Por zyrtarët nazistë, policia, forcat e armatosura të Gjermanisë naziste dhe shumë civilë vendosën të largohen nga qyteti para ardhjes së Ushtrisë së Kuqe. Gjatë kohës që forcat sovjetike po i afroheshin qytetit, forcat e armatosura gjermane shkatërruan dy ura që të çonin në Demmin, ndërkohë vetë u tërhoqën në një vend më të sigurtë.

Qyteza ishte i rrethuar nga uji në të dy anët, ndaj kjo i pamundësoi shumicës së banorëve që të largohen prej aty. Shumica e tyre varën flamuj të bardhë mbi derën e përparme të shtëpive të tyre, por kishte dhe prej tyre që vendosën t’i kundërvihen forcave sovjetike.

Dhe një ditë, erdhi lajmi se lideri nazist, Hitleri vdiq.

desktop-1476464202

Mijëra ushtarë sovjetikë filluan plaçkitjet shtëpive dhe, në harkun kohor mes 30 prillit dhe 2 majit të vitit 1945, më shumë se 80 për qind e qytetit u shkatërrua. Ushtarët sovjetikë përdhunuan dhe vranë, dhe më pas qyteti u dogj derisa u rrafshua.

Dhe në këtë atmosferë apokaliptike, qindra njerëz duke u ndier të frikësuar kryen vetëvrasje.

Kryesisht u vetëmbytën duke u hedhur në ujë, ose u varën në pemë. Pjesa më e madhe e trupave u futën së bashku në një varr masiv.

Please follow and like us: