Albspirit

Media/News/Publishing

Paris, modele dhe çokollata

Paris dhe çokollata

Në kryeqytetin e modës dhe gastronomisë, një spektakël i veçantë tërhoqi vëmendjen e publikut. Nje sfilatë që kombinon dy asetet kryesore…dhe kështu modelet zbritën në pasarelë të veshura më stilime prej çokollate.

Aktorë, kengëtar, balerinë, si dhe dy fituese të çmimit Miss Francë u përfshinë në event duke reflektuar mbi temën e këtij viti “Kthim tek çokollata”. Pjesët përfshinin një veshje stil gladiatori, të broncë si dhe një veshje balerine tutu, në ngjyrë të artë, realizuar me çokollatë.

Specialisti frances Joel Patouillard, i cili punon për të dytin vitë me stilisten Isadora Delarose. tregon që krijimet e tij për shfaqen kishin në thelb “shkëlqimin”. Të punosh me çokollatë për të krijuar veshje sigurishtë që është sfidë.

“Vështirësitë që ne gjejmë në realizimin e veshjeve prej çokollate, është gjithmonë kontakti me trupin, I cili është gjithmonë në temperaturën 37 gradë. Çokollata shkrin në 37 gradë. Pra është shumë e qartë: çokollata nuk duhet apsolutishtë të preki trupin“, thotë Patouillard.

Balerina bullgare Denitsa Ikonomova, e cila ka konkuruar në spektaklin francez “Dancing ëith the Stars”, thotë që veshjet nuk janë edhe aq të rehatshme.

“Si balerinë, ne duhet të ndihemi komod, por ishin perfekte për një spektakël mode. Edhe tani jam “OK”, më duhej të bëja ca levizje, pra çdo gje është në rregull”, thotë ajo.

Ky spektakël mode marketoj kështu hapjen e 22 Salon du Chocolat, i cili bën bashkë të gjithë dashamirësit e çokollatës, pastiçier dhe specialist nga e gjithë bota për të prezantuar krijimet e tyre. Vizitorët përveçse shijojnë spektaklin mund edhe të provojnë shijët e recetave të ndryshme.

Please follow and like us: