Albspirit

Media/News/Publishing

Hillary Clinton përfshin Thaçin në spotin final të fushatës

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka publikuar disa orë më parë një videospot të ri, në mbështetje të fushatës së saj elektorale.

Duke folur për rrugëtimin e saj si sekretare e Shtetit, në spotin më të ri të saj shfaqen shumë takime që ajo ka pasur me liderë botërorë.

Në minutën 1.29 të këtij spot është përfshirë edhe takimi  me ish-kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, tani presidenti i vendit.
https://web.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fweb.facebook.com%2Fhillaryclinton%2Fvideos%2F1318546694868523%2F&show_text=0&width=560

Ditë më parë, presidenti Thaçi në disa intervista kishte dalë hapur në mbështetje të Clinton për presidente.

Please follow and like us: