Albspirit

Media/News/Publishing

Poston foto nudo, rusët shpërthejnë ndaj gruas së zv/ministrit

Poston foto nudo, rusët shpërthejnë ndaj gruas së zv/ministrit

Pushimet e luksit të bashkëshortes së zv/ministrit rus të mbrojtjes në Rusi janë kthyer në temë debati, ku shumë kanë kërkuar edhe ndëshkim të rëndë zyrtar ndaj tij.

Svetlana Zakharova është gruaja e zv/ministrit Timur Ivanov, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga pushimet e saj në një ishull tropikal.

Kjo ka bërë që shumë komentues ta kritikojnë për jetën e saj të luksit.

“Të paktën tani ushtarët e dinë se për luksin e kujt po paguajnë me jetën e tyre në Siri dhe Ukrainë”, shkruan një prej komentuesve.

Ndërsa shumë të tjerë janë acaruar edhe më tej me statusin e Zakharovas, e cila është edhe pronare e një butiku.

“Sot ti nuk ke kohë, nesër nuk do të kesh as energji, në ditën pas të nesërmes nuk do të jesh më. Mjaft e shtytë, jetoni tani”, shkruante Zakharova.

Please follow and like us: