Albspirit

Media/News/Publishing

Rama bën 1 milion ndjekës në Facebook

Kryeministri Rama ka arritur të ketë 1 milion ndjekës në faqen e tij në Facebook. Ndonëse nuk është rrjeti social i tij i preferuar, që pas marrjes së detyrës si kryeministër i vendit, Rama është gjithnjë e më aktiv në Facebook.

Gjatë kohës kur ishte në opozitë, ai përdorte më shumë rrjetin Twitter, për të shpërndarë mesazhet e tij.

Por në Shqipëri dihet që Facebook është më popullor dhe Rama i përqëndroi komunikimet e tij pikërisht në këtë rrjet.

Së fundi e kemi parë edhe në rubrika të reja, siç është “Komunikimi i Javës” apo “Amarcord”, ndërsa në shumë raste, Rama u kthen vetë përgjigje komentuesve,qoftë edhe me një gjuhë që s’është shumë tipike për pozicionin që ka.

Please follow and like us: