Albspirit

Media/News/Publishing

Dhjetë gjëra që nuk i dini për Hillary Cinton, jo çdoherë ka qenë demokrate

FITIM DIKA

 

 

 

Kandidatja demokrate për president, Hillary Clinton, me shumë mundësi sonte do shkruajë historinë duke u bërë femra e parë në postin e presidentes të SHBA. E gjithë bota është fokusuar te sukseset e saj dhe në këto momente, media gjermane Suddeutsche Zeitung, ka publikuar dhjetë fakte interesante mbi jetën e saj.

1. Ëndrra e saj fëmijore nuk ka qenë vetëm të jetë politikane, por edhe astranaute. Klinton dëshironte të dinte se si mund të bëhej astronaute, por shpejt mori përgjigje negative: si grua asaj nuk mund ti plotësohej dëshira.  Një vendim absurd, por i kuptueshëm për kohën. Prej atëherë Klinton këmbënguli që pjesë e aktiviteteve të saj të jenë të drejtat e grave.

2. Jo çdoherë Klinton ka qenë demokrate. Si nxënëse ajo përkrahu fushatën e kandidatit konservator Barry Goldwater nga Arizona. Gjatë studimeve në Wellesley College ajo ishte kryetare e Young Republicans Club. Shumë vite më vonë ajo do bëhej figura qëndrore e demokratëve.

3. Në vitin 1969 ajo ishte studentja e parë që mbajti fjalim në ceremoninë e diplomimit në wellesley College, një shkollë private për gra. Përballë luftës në Vietnamn dhe lëvizjes për të drejta civile ajo kërkoi një koncept të ri politik. Në vend se vetëm të shikohet se çfarë është e mundshme, tani, sipas saj, s€da ishte që çfarë duket e pamundshme të bëhet e mundshme. Fjalimi i saj tërhoqi vëmendjen në mbarë vendin dhe pjesë të tij u botuan nga Life Magazin. Në atë numër u botua edhe një fotografi e Hillary Klinton si ilustrim për aktivizmin e ri të absolventëve amerikanë.

4. Jeta e saj nuk ka qenë vetëm për konferanca dhe media. Gjatë një vere Hillary Klinton punoi në një fabrikë për përpunimin e peshkut në Alaskë. Ajo duhej të nxirrte të brendshmet e peshkut. Pas pak ditësh ajo nisi të shqetësohej nëse peshqit ishin vërtet të freskët. «Ata kishin ngjyrë vjollce dhe të zezë, kjo ishte e neveritshme», i kishte thënë ajo më vonë gazetës New York Times. Meqë s’ishte ndalur së foluri mbi gjendjen higjienike në fabrikë, ajo u përjashtua nga puna brenda një jave. Kjo përvojë për të ishte e dobishme: «Të përpunosh peshkun në Alaskë ishte ndër punët më të mira për t’u përgatitur për postin e presidentit», tha Klinton para një viti.

5. Secili politikan promiment ka tabiatet e veta. Disa pëlqejnë lule të caktuara, të tjerët ngjyra të veçanta të mureve. Në suitën e Hillary Clinton, ndërkaq, me vite të tëra frigoriferi është mbushur me pijën e ëmbël Dr. Pepper Diet. Kur njëherë ishte pyetur se çfarë pije i pëlqente, asaj iu kujtua vetëm kjo limonadë. 6. Gjatë kohës sa ishte Zonja e Parë e Amerikës Clinton shkroi libri «It Takes a Village», në të cilin prezanton idetë e saj për një Amerikë të përzemërt ndaj fëmijëve. Në vitin 1997 audiolibri përkatës €toi një Grammy Award në kategorinë «Best spoken word album». Më shumë «Me fjalë dhe me vepra kundër klimës së fanatizmit në Europë»

7. Kur Bill Clinton u martua me Hillary më 1975, ajo ruajti mbiemrin e vajzërisë – Rodham. Thuhet se nëna e Klintonit kishte qajtur kur kishte dëgjuar për këtë vendim, i cili në atë kohë ishte i pazakonshëm në Amerikë. Edhe kundërshtarët politikë dhe një pjesë e opinionit amerikan e tematizuan çështjen e mbiemrit. Pais Bill Klinton më 1980 dështoi të rizgjidhet guvernator në Arkansas, Hillary mori edhe mbiemrin e tij – Klinton. Qëllimi ishte që të mbështetet Klinton në kandidaturat e ardhshme politike dhe të os acarohen zgjedhësit me bindje tradicionale. Dy vite më vonë Bill u zgjodh guvernator.

8. Ajo kishte takuar dhe i kishte shtrënguar dorën Martin Luther Kingun, si fëmijë në 1962. Ky takim e inspiroi atë për t’u angazhuar në politikë. «Mbase ishte privilegji më i madh si grua e re të dëgjoje duke folur Dr. Martin Luther Kingun», tha ajo më 2014.

9. Shërbimi sekret mbron presidentin amerikan dhe familjen e tij. Në mënyrë që në situata të tensionuar të mos ndodhin keqkuptime, bartësit e posteve marrin nga një emër të koduar. Që nga koha kur Clintonët kanë qenë për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, emri i koduar i Hillary është «Evergreen». Bill Clinton mban emrin «Eagle», vajza e tyre Chelsea është «Energy».

10. Pavarësisht atë që dëgjojmë mes Clintonit dhe Trumpit, ata kanë qenë dikur miq të afërt. Në 2005 gjatë martesës me gruan e tretë, Donald Trump, ftoi çiftin Klinton në dasëm. Bile Donald Trump kishte përkrahur financiarisht fushatën e Klintonit për t’u bërë senatore e New Yorkut./Bota sot/

Please follow and like us: