Albspirit

Media/News/Publishing

“Flamuri i Lirise” që në shtizë mban shqiponjën simbol të SHBA

15000804_10154171268661523_7446870036255915179_o

 

 

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij AMARCORD ka sjellë një foto të flamurit kombëtar duke nxjerrë në pah dy detaje, atë ku shkruhet “Flamuri i Liris” mars 1911, dhe faktin se në shtizën mbajtëse, shihet një shqiponjë njëkrerëshe, e cila është konform shqiponjës simbol të SHBA.

Në postimin e tij në Facebook, mbrëmjen vonë, Kryeministri Rama, shprehet se: “Është e njohur kjo foto e Marubit që paraqet flamurin e shpalosur nga Ded Gjo Luli gjatë kryengritjeve të mëdha për pavarësi më 1911-1912. Çka dihet më pak, është se ky flamur mund të jetë pikërisht ai që sollën në truallin mëmë, me porosi të diasporës shqiptare në SHBA, dy patriotë përmetarë, Gore Dindi dhe Toke Pollo. Ata u nisen për të luftuar së bashku në Kosovë dhe për t’u pjekur me heroin kryengritës më 1911. Asnjë nga të dy luftëtarët toskë, të cilët rrugëtuan në Kosovë e Shqipëri, pa mundur ta takonin vetë gegun e madh Ded Gjo Lulin, nuk e morën kurrë vesh se çfarë u bë me flamurin pasi ja dorëzuan një emisari të tij”.

Me tej, Kryeministri Rama, thekson se “Çka mund ta bëjë të besueshme tezën se bëhet fjalë për këtë flamur, nuk është vetëm cilësia e përpunimit të tij, por edhe dy fakte të tjera: Mbi flamur është vendosur një cohë ku shkruhet “Flamuri i Liris” mars 1911, vit që përkon me nisjen e dy patriotëve drejt Kosovës. Ndërkohë, në shtizën mbajtëse, shohim një shqiponjë njëkrerëshe, e cila është konform shqiponjës simbol të SHBA”.

“Flamuri paraqitet në formën e labarum-it, në stilin e legjioneve romake përfshirë edhe në kohën e Kostandinit të madh, gjë që të kujton strofën e famshme të himnit të flamurit të Imz. Nolit, “Flamur që lind Shën Kostandinin, pajton Islamn’e Krishtërimin, çpall midis feve vllazërimin, flamur bujar për Njerëzi” ??”, shkruan Rama.

Please follow and like us: