Albspirit

Media/News/Publishing

Këngëtari i verbër, Steve Wonder: Të votoni për Trump, si të më kërkoni mua të drejtoj makinën

Ikona muzikore, Steve Wonder, i cili është i verbër, deklaroi për Philly.com, se të votosh për Trump është si ti kërkosh atij që të drejtoj makinën. “Nëse ju do të kishit një situatë emergjente dhe iu duhet të shkoni në spital, do të donit të isha unë që e ngas makinën?”-pyeti ai, ndërkohë që reporteri i përgjigjet ‘’Jo”. “Nuk doni sepse unë nuk jam një shofer me eksperiencë”, shtoi Wonder. 66 vjeçari tha se Clinton është kandidatja që të gjithë duhet të votojnë për të qenë Presidente, pasi ajo është me eksperiencë të gjatë në politikë. “Unë besoj te Hillary, sepse ajo ka një eksperiencë më shumë se 30 vjeçare në qeveri dhe e njeh shumë mirë jetën politike. Pa përmendur që prindërit e saj e kanë mësuar, të respektojë dhe të dojë të gjithë njerëzit.  Ky është personi që unë dua të qeverisi dhe të drejtojë vendin”, tha këngëtari. Fituesi i 25 çmimeve Grammy, ndër të tjera kritikoi Trump, për komentet e tij negative për femrat, muslimanët dhe latinët. Wonder tha se do e urrente të jetonte vitet e fundit të jetës së vet në një vend pesimist, pasi kështu do të jetë shteti në presidencën e Trump. “Ky nuk është një spektakët. Kjo është jeta e vërtetë. Prandaj mbështes Hillary-n, sepse unë besoj te Amerika e sotme dhe te e ardhmja që na pret. Gjithmonë e kam besuar që Amerika është e bekuar. Ne thjesht do ta bëjmë një vend më të mirë”, shtoi këngëtari.

Please follow and like us: