Albspirit

Media/News/Publishing

Kush do fitojë: Bota në lëkundje

 

 

Politika e jashtme e Hillary Clinton do të jetë e ngjashme më atë të Obama-s. Ajo e Donald Trump do të jetë si asnjëherë më parë…

Për të shpjeguar se si do të jetë politika me jashtë nën udhëheqjen e Hillary Clinton, aleatët fillojnë duke përshkruar ndjenjat e saj për Amerikën, shkruan The Economist. Ka rëndësi se ish-sekretarja e Shtetit u rrit në Midwest dhe në rininë e saj ishte një mbështetëse e Goldwater-it, antikomunist i ashpër, gjatë mandatit të tij të dështuar presidencial në 1964. Zonja Clinton e shikon Amerikën si një forcë e së mirës, si një Zonjë e Parë është ndikuar duke parë të shoqin që përdori fuqinë e ushtrisë për të vendosur paqe në Ballkan, thotë një ish-zyrtar i lartë. Ai paraqet kontrastin me Barack Obama-n, një njeri tepër i kujdesshëm kur bëhet fjalë për ndërhyrjet e amerikanëve.

Një tjetër ish-zyrtar e cilëson Obama-n tepër të fokusuar në kërcënimet globale, si ndryshimet klimatike, epidemitë, mospërhapjen e armatimeve bërthamore, si dhe të rrjeteve terroriste. Për të siguruar bashkëpunimin e Kinës në ndryshimet klimatike, apo ndihmën e Rusisë në frenimin e programit bërthamor të Iranit, Obama është treguar i gatshëm që të zvogëlojë kërcënimet gjeopolitike, si p.sh., grabitjet e tokës në Detin Jugor të Kinës apo të ndërhyrjeve ruse në Europën Lindore. Zonja Clinton parashikon se ish- zyrtarët kanë gjasa që të anojnë drejt gjeopolitikës tradicionale.

Megjithatë, prej disa shkaqeve të brendshme kundër supozimeve se zonja Clinton do të jetë shumë më agresive në veprimet e saj se zoti Obama. Fillojmë me Sirinë. Gjatë debateve presidenciale, ajo ka folur për hapësira jofluturuese dhe parajsa të sigurta në Siri. Por, në një fjalim para bankierëve në 2013, i publikuar së fundmi, ajo shprehej se hapësirat jofluturuese do të kërkojnë një goditje të rrezikshme ndaj forcave ajrore siriane, në disa zona tepër të populluara. Ata të cilët janë në brendësi të diskutimeve, thonë se ajo do të fillojë me rishikimin e regjimit të Asadit, ndërhyrjen e Rusisë dhe dobësisë opozitare kanë kufizuar mundësitë e saj që nga hera e fundit që ka qenë në zyrë.

Veteranët e administratës Obama po shpresojnë se znj. Clinton do të arrijë marrëdhënie bashkëpunimi me vende si Izraeli, Egjipti, Arabia Saudite dhe Turqia, marrëdhënie të cilat me zotin Obama janë të këqija. Por, ata parashikojnë kufizime në ndërtimin e urave të tilla bashkëpunimi. Një ish-zyrtar nënvizon se për zonjën Clinton, paqja në Lindjen e Mesme është një prioritet, por që për kryeministrin izraelit, Binyamin Netanyahu, paqja me Palestinën nuk është aspak një prioritet. Një tjetër koleg sugjeron se Clinton do të mbajë marrëveshjen e Obamës mbi armatimet bërthamore, por do të jetë më e gatshme për t’iu kundërvënë provokimeve të Iranit për transferimin e armatimeve tek grupe terroriste. Gjatë fushatës, ajo foli për të shtuar shërbimin inteligjent kundër Shtetit Islamik. Kjo frazë boshe heq vëmendjen nga qasja e saj e vërtetë, ku përfshihet më shumë vazhdimësi se sa ndryshim.

Në Azi, veprimet agresive të kohëve të fundit të Koresë së Veriut ku përfshihen testet e armëve bërthamore dhe të raketave do të kryesojnë axhendën e zonjës Clinton. Aleatët thonë se ajo ka sinjalizuar për sanksione më të forta, si dhe bashkëpunim për mbrojtjen kundër-raketë me Japoninë dhe Korenë e Jugut, hapa këto që alarmojnë Kinën. Zyrtarët kinezë kanë arsye të tjera për të qenë nervozë. Ata kujtojnë mbrojtjen e zonjës Clinton ndaj të drejtave të njerëzve dhe të grave në 1995 dhe që nga ajo kohë nuk kanë besim tek ajo. Udhëheqësit kinezë brohoritën kur fushata aktuale detyroi zonjën Clinton për të mohuar Partneritetin Trans-Paqësor, një pakt tregtar që do të afronte Amerikën me 11 kombe të Azisë Paqësore, ku nuk përfshihet Kina.

Nëse zgjidhet, marrëdhëniet e saj me udhëheqësin autokratik të Rusisë, Vladimir Putin, mund të nisë të ngrijnë. Putin nuk e fshehu zemërimin e tij kur në 2011, Sekretarja e Shtetit vuri në dyshim zgjedhjet parlamentare ruse. Në fushatën Clinton 2016, mbështetur nga shefat e spiunazhit amerikan, akuzuan rusët se po përpiqen që të përzihen me zgjedhjet presidenciale duke vjedhur email-et nga demokratët udhëheqës.

Në kontrast, kur reklamuesit e Trumpit shpjegonin pikëpamjet globale të kandidatit të tyre, ata fillonin me atë se si ndihej shefi i tyre për veten, aftësitë e tij si negociator do të shiheshin më vonë. Ata e përshkruajnë atë si një politikan shumë pranë së vërtetës, i cili shikon një botë të rrezikshme dhe mosmirënjohëse. Keith Kellogg, një prej reklamuesve të zotit Trump, e krahason atë me Ronal Regan për sa përket vullnetit të tij për të trajtuar Rusinë si një konkurrent, me të cilin mund të lidhësh marrëveshje, sidomos kur bëhet fjalë kundër islamikëve në Siri.

Kritikët e cilësojnë Trump-in si një njeri tërësisht jashtë pikëpamjeve të Reganit. Në fund të fundit, ai e ka vlerësuar zotin Putin për kontrollin e fortë mbi vendin e tij, dhe sugjeron se detyra e Amerikës për të mbrojtur aleatët e NATO-s mund të jetë e kushtëzuar. I pyetur nga ‘New York Times’ nëse ai do t’i mbrojë republikat Baltike nga Rusia, ai u përgjigj: “Nëse ata përmbushin detyrimet e tyre ndaj nesh, përgjigjja është po”, duke shfryrë për objektivat e paplotësuar për shpenzimet e mbrojtjes.

I intervistuar nga “The Economist” në 2015, Trump e quajti ndërtimin e pistës ajrore të Kinës në brigjet e Detit Jugor një akt të tmerrshëm. Ai parashikoi se Japonia mund të ofrojë një zgjidhje.

Trump-i thotë se do të rinegociojë marrëveshjen e armatimeve bërthamore me Iranin, si dhe do të ushtrojë presion mbi Kinën që të neutralizojë kërcënimin e Koresë së Veriut. Ai i quajti ndryshimet klimatike një mashtrim dhe ka premtuar se do të anulojë miliarda dollarë pagesa ndaj programeve të ndryshimeve klimatike të Kombeve të Bashkuara. Ai thotë se do të godasë IS, por pa shpjeguar se si do ta bëjë këtë.

Trumpi është tepër i detajuar kur përshkruan dyshimet e tij mbi tregtinë e lirë. Në ditët e tij të para në zyrë, ai premton se do të rinegociojë marrëveshjen tregtare të NAFTA-s me Kanadanë dhe më Meksikën dhe do të pezullojë TPP. Ai do të shpallë Kinën një manipulatore të monedhës, duke treguar se Jeni është nënvlerësuar, një akuzë që e mendojnë shumica e ekonomistëve. I pyetur në lidhje me rreziqet e një lufte tregtare, këshilltari i z. Trump më tregtinë, Dan DiMicco, thotë se kandidati i tij mendon se Amerika ka qenë në një luftë tregtare me Kinën për 20 vite. DiMicco, ish-drejtor ekzekutiv i Nucor, një prodhues gjigant i çelikut, thotë: “Epoka e deficitit tregtar ka përfunduar”, duke parashikuar se kërcënimi i tarifave mund të përdoret për të arritur balancën tregtare.

Trump e di se çfarë duan të dëgjojnë votuesit e tij: Amerika ka nën mëngë Asin e fitores, n.q.s. ajo është e pamëshirshme për të luajtur atë. Shumë prej këtyre premtimeve janë të pakuptimta. Por, duke marrë parasysh kaosin që ai mund të lëshojë, zemërimi i votuesve në Amerikë do të jetë shqetësimi më i pakët në botë.

Please follow and like us: