Albspirit

Media/News/Publishing

Aktori i famshëm në NY: Nuk e kuptoj pse shqiptarët votuan Trump

Praq Rado, aktor dhe skenarist shqiptar në New York, ishte pjesë e fushatës së Clinton. Në një intervistë për dritare.net, ai ka folur për gjendjen e mbështetësve, pas humbjes së saj. Rado ka treguar se cilët kanë votuar Trump dhe çfarë do të ndodhë me Amerikën e re.

“Unë isha pjesë e fushatës së saj dhe tani që humbi, ndjehem shumë i mërzitur e me nerva njëkohësisht. Kam shumë miq që kanë marr pjesë në këtë fushatë dhe e kanë parë Amerikën ndryshe, ajo duhet të shkoj para dhe jo mbrapa. Kjo humbje na ka vrarë të gjithëve ne që ishim mbështetës të saj.

Njerëzit janë të mërzitur, nuk i’u besohet se çfarë ka ndodhur. Shumica e miqëve të mi, që janë përkrahës të Clinton, janë dehur tani, nuk kanë dalin as të shkojnë në punë. Ndërkohë që shihnim zgjedhjet mbrëmë, ata i bërtisnin televizorit. Ne  jemi të frikësuar për të ardhmen.”

Sipas Rados, Trump e votuan amerikanët jo shumë të arsimuar. Ndërkohë, shqiptari nga Dukagjini, thotë për dritare.net, se nuk e di arsyen pse shqiptarët përkrahën Trump.

“Shumica e shqiptarëve kanë përkrahur Trump dhe unë nuk e di arsyen përse ndodhi kjo gjë. Çifti Clinton kanë bërë shumë për Shqipërinë dhe na kanë përkrahur gjithmonë, e me luftën në Kosovë.”

12274259_1084763251534298_748512835706398417_n

“Trump e votuan amerikanët që nuk janë shumë të arsimuar, shumica e tyre e kishin për herë të parë që votonin. Kur vjen një person i cili të gënjen gjithë kohën, duke sharë shtetin, pasi gjithçka që Trump ka thënë, ka qenë gënjeshtër, njerëzit të cilët nuk lexojnë, e besojnë atë. Votuesit nuk kanë bërë kërkime, për të njohur e për të marrë informacione, të njohin se çfarë është e vërtetë e çfarë jo.

Nuk e di se çfarë do të bëjë Trump tani që fitoi, sepse ai nuk e ka treguar asnjëherë se çfarë do kryejë realisht, përveç se do ndërtoj një mur, do largojë të gjithë meksikanët e emigrantët që janë pa dokumenta. Me të gjitha gjërat që ai i ka thënë për Hillarin, Obamën apo muslimanët, i ka bërë për vete amerikanët. Kjo pasi, ata gjejnë një lidhje të përbashkët dhe bënë që ai të fitonte. Unë mendoj se as vet amerikanët nuk e dinë se për çfarë kanë votuar, ata duan një ndryshim. Por çfarë ndryshimi mund të përftosh kur nuk merr një mesazh!”

Për aktorin shqiptar, Hillari duhej të zgjidhej Presidente, sepse ka eksperiencën e nevojshme, ndërkohë Trump  do ta çojë Amerikën mbrapa.

“Nuk do doja të thoja që bota po ecën mbrapa, por realiteti po tregon ndryshe. Unë do të doja të shihja një femër presidente siç ishte Hillari, e cila ka luftuar gjithë jetën e saj për të ndihmuar fëmijët, për femrat, për gjithë njerëzit.

Ajo e di se çfarë domethënë të jesh presidente, për tetë vite ka qenë Zonjë e Parë, ka punuar si Sekretare e Shtetit, senatore në New York, e ka kapacitetin për Presidente. Por me Trump, nuk e di se çfarë do bëhet, ti ndihmojë Zoti.

Tashmë Trump ka gjithë shtetin në dorë, pasi ka dhe Kongresin por edhe Senatin, gjë që mund ta kthejë Amerikën mbrapa.

Janë të shumtë njerëzit që nuk e kanë mbështetur, ndër ta edhe një pjesë e republikanëve. Njerëzit janë larguar prej tij, pasi ai i ka ofenduar të gjithë, katolikët, myslimanët, femrat, edhe Papën, është shumë racist.”- është shprehur Rado.

Please follow and like us: