Albspirit

Media/News/Publishing

Clinton: I ofrova Trumpit bashkëpunim në interes të vendit

z Kandidatja demokrate presidenciale amerikane, Hillary Clinton, e cila humbi dje zgjedhjet presidenciale përballë republikanit Donald Trump, deklaroi se i kishte ofruar ndihmën e saj fituesit të zgjedhjeve.

”Dje në mbrëmje urova Donald Trumpin dhe i ofrova bashkëpunimin për të punuar në interes të vendit”, deklaroi Clinton në fjalimin e parë pas humbjes nga hoteli ”Wyndham New Yorker”, në qendër të Manhattanit.

Ajo shoqërohej nga senatori Tim Kaine dhe dhjetëra mbështetës.

”Shpresoj se ai do të jetë një president i suksesshëm për të gjithë amerikanët. Kjo nuk është ajo për të cilën ne punuam fort dhe më vjen shumë keq”, deklaroi Clinton.

”Por, unë ndiej krenari dhe mirënjohje për këtë fushatë të mrekullueshme. Të isha kandidatja juaj ka qenë një nga nderet më të mëdha të jetës sime”, theksoi ajo.

”Unë besoj te Amerika dhe gjithmonë do të besoj”, tha Clinton.

Please follow and like us: