Albspirit

Media/News/Publishing

Entuziazëm në Rusi, për fitoren e Donald Trump

cwzpwp2wiaalma3

Ndërsa aleatët e Amerikës janë ende të shokuar, në Rusi lajmi i fitores nga Donald Trump është pritur me çlirim dhe entuziazëm.
Kur agjensia Interfax dha lajmin, Duma, dhomë e parlamentit të Rusisë, shpërtheu në duartrokitje. Vetë Presidenti Vladimir Putin i dërgoi një urim Presidentit të Zgjedhur amerikan duke e ftuar të bashkëpunojnë për çështjet e ndryshme në botë.
“Në drejtimin e Donald Trump, Washingtoni do të jetë më pak ideologjik dhe më racional tani në politikën e jashtme, përfshi edhe ndaj Rusisë”, tha senatori rus, Pushkov.
Kurse ekstremisti nacionalist, Zhirinovski, një lloj Sheshelji i Rusisë, u shpreh: “Trump ka thënë se do t’i zgjidhë të gjitha problemet me Rusinë, në mënyrë positive… të gjithë i janë mirënjohës dhe po ashtu jemi edhe ne këtu në Rusi”.(Ruben Avxhiu)

Please follow and like us: