Albspirit

Media/News/Publishing

Ja çfarë i tha Trump, Artan Dulakut!

Shumëkush mendon se Donald Trump nuk e njeh Shqipërinë dhe as qe i ka rënë ndonjëherë rasti të diskutojë me shqiptarët për çështje konkrete, e aq më pak për të ardhmen e tij politike. Por e vërteta është krejt ndryshe. Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve te Bashkuara të Amerikës ka patur lidhje me Shqipërinë. Pesë vjet më parë, multimiliarderi ishte pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Ndërtimit.

Në një videokonferencë live nga Nju Jorku, Trump iu përgjigj pyetjes së Presidentit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Artan Dulaku, nëse do të ishte një nga kandidaturat e mundshme për Shtëpinë e Bardhë. Gjatë videokonferencës me Trump, që u mbajt në një mbrëmje gala me 250 të ftuar, shqiptarë e të huaj, përfaqësues të sektorit të ndërtimit, presidenti aktual amerikan, shfaqi edhe njohuritë e tij për Shqipërinë në fushën e biznesit. Në eventin ku mori pjesë Donald Trump, u shpërndanë 8 çmime dhe shoqëria “Edil AL” fitoi çmimin për projektin rezidencial më të mirë “Kristal 3”./Vizion Plus

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ZE5igqHBnp4]

Please follow and like us: