Albspirit

Media/News/Publishing

Ja sa do të paguhet Trump si president

Ja sa do të paguhet Trump si president

Donald Trump do të jetë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – dhe ai definitivisht këtë nuk është duke e bërë për para.

Rroga e presidentit të zgjedhur do të jetë më pak se shuma prej 1 milionë dollarëve që ai e kishte trashëguar nga babai i tij në botën e biznesit.

Siç raportohet nga International Business Times, Donald Trump do të marrë 400,000 dollarë në vit në pozitën e tij si president,

Kjo sigurisht se nuk është asgjë për Trump, kur e krahasojmë me pasurinë e tij të vlerësuar nga Forbes, që është rreth 4.5 miliardë dollarë.

Please follow and like us: