Albspirit

Media/News/Publishing

Obama: Të gjithë të lutemi për suksesin e Trump

Presidenti amerikan, Barack Obama doli në një konferencë për shtyp pas fjalimit prekës të Hilari Klinton.

Ai u shpreh se nuk është sekret që me presidentin e ri të zgjedhur kanë diferenca të theksuara, por theksoi se të gjithë duhet të luten për suksesin e tij.

Obama u shpreh i gatshëm që të presë presidentin e zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si garanci për kalimin paqësor të pushtetit, duke thënë se pavarësisht diferencave të njohura mes tyre, kjo nuk do t’i pengojë në përmbushjen e detyrave.

“Pavarësisht fitues apo humbës në këto zgjedhje, ky ishte misioni ynë dhe unë jam krenar për ekipin tim, për gjithçka që ka bërë. Kjo është natyra e fushatës, e demokracisë. Nuk është gjithmonë frymëzuese, por për të rinjtë që kanë mbetur të zhgënjyer unë them se duhet të mbeteni të inkurajuar, të mos jeni cinikë dhe të luftoni për çfarë është e drejtë. Të punojmë që të sigurohemi që presidenti i ardhshëm të ketë sukses”, tha Obama.

Please follow and like us: