Albspirit

Media/News/Publishing

Violinisti shqiptar Olen Cesari, me muzikë shqiptare e arbëreshe në koncertin e Torontos

Violinisti shqiptar Olen Cesari, me muzikë shqiptare e arbëreshe në koncertin e Torontos

Koncerti do të mbahet më 17 dhjetor dhe këtij koncerti do t’i bashkëngjiten edhe pianisti Michael Rodi dhe vokalistja Lavinia Mancusi.

“Around the World in 90 Minutes on Violin”, është koncerti i radhës i violinistit shqiptar Olen Cesari që do të prezantohet në Toronto të Kanadasë, shkruan “KultPlus”.

Koncerti do të mbahet më 17 dhjetor dhe këtij koncerti do t’i bashkëngjiten edhe pianisti Michael Rodi dhe vokalistja Lavinia Mancusi.

Në këtë koncert Olen Cesari do të prezantohet me muzikë klasike, ballkanike, shqiptare e arbëreshe.

Ndërkohë, Olen Cesari ka bashkëpunuar me yjet më të mëdhenj ndërkombëtarë e italianë: nga Bob Dylan te Michel Petrucciani, nga Lenny Kravitz te Maroon 5, Sheryl Crow, Lucio Dalla, Claudio Baglioni, Franco Califano, Sergio Cammariere, Anna Oxa dhe Zucchero

Please follow and like us: