Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet në SHBA – Punët e para të Trump si President

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë pasur kurrë një president të tillë. Një njeri kaq të suksesshëm në botën e biznesit, që pavarësisht skandaleve që mendohej se do e hidhnin poshtë, arriti të hynte në Shtëpinë e Bardhë.

Betimi i tij “Për ta bërë Amerikën sërish të madhe” preku telat e miliona amerikanëve që u ndjenë të braktisur nga sistemi.

Por çfarë mund të presim nga Trump në 100 ditët e para të tij si President?

Disa nga premtimet e tij për 100 ditët e para si kreu i vendit ai i zbuloi gjatë një fjalimi në muajin e kaluar në Pensilvani:

1 – Nisja e procesit të deportimit të më shumë se 2 milionë emigrantëve të paligjshëm

2 – Mohimi i vizave të udhëtimit të vendeve që refuzuan të pranojnë mbrapsht qytetarët e tyre

3 – Shfuqizimin e çdo urdhëri ekzekutiv të Obamës

4 – Ndalimin e bërjes lobistë të disa prej zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë

5 – Kufizojë numrin e anëtarëve në Kongres

6 – Anullimi i të gjitha pagesave për programet e ndryshimit të klisë së OKB-së

7 – Përdorimin e parave për rregullimin e infrastrukturës së SHBA-së

8 – Emërtimi i Kinës si manipulatore e monedhës

Please follow and like us: