Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada Italiane në mbështetje të vendit në BE; Krijohet shoqata ‘ALBALAUREATI’

15002271_1127721963970147_8273009180014576574_o

 

 

Në mbështetje të Shqipërisë në procesin e integrimin europian, Ambasada Italiane në Tiranë ka ofruar një instrument për të mbështetur të rinjtë shqiptarë që kanë mbaruar studimet në Universitetet Italiane.

Ndaj, në kuadër të kësaj mbështetjeje, për here të parë në Tiranë, ditën e sotme u çel  Shoqata “ALBALAUREATI”, themeluar nga Fondacioni IIDS me mbështetjen e Ambasades së Italisë në Tiranë.

Shoqata lindi nga ëndrra e pesë profesionistëve shqiptarë të cilët, në përfundim të studimeve pranë institucioneve më të mira akademike italiane, u kthyen në Shqipëri për të mbështetur dhe ndihmuar zhvillimin e vendit, duke vënë në dispozicion përvojën e tyre.

“ALBALAUREATI”, që në pak ditë numëron mbi dyqind persona të regjistruar, synon ngritjen e një rrjeti profesionistësh,  ku të promovohen dhe mbështeten projekte në shërbim të Shqipërisë, në veçanti në lidhje me rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Ambasadori Alberto Cutillo e ka mbështetur ngritjen e një shoqate që bën bashkë të gjithë të rinjtë që kanë ndjekur me sukses universitetet italiane, Ambasada e Republikës së Italisë në Shqipëri i ka dhënë patronazhin aktivitetit dhe uron të jetë një instrumenti i mëtejshëm i ofruar nga Italia për integrimin e Shqipërisë.

Në aktivitetin e zhvilluar sot në Hotel Plaza, mori pjesë Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo, mbi 200 qytetarë shqiptarë të diplomuar në Universitetet dhe institucionet akademike italiane si dhe disa nga Rektorët e universiteteve publike dhe private shqiptare.

 

Please follow and like us: