Albspirit

Media/News/Publishing

Nëse ju vjen ky njoftim nga Facebook, bëni kujdes sepse dikush po përpiqet t’ju bëjë keq

Nëse ju vjen ky njoftim nga Facebook, bëni kujdes sepse dikush po përpiqet t'ju bëjë keq

Facebook njofton të gjithë përdoruesit e saj se ka zhvilluar një sistem të ri i cili do tu vijë në ndihmë në rast vjedhjesh të dhënash nga dikush që kërkon t’ju bëjë keq.

Konkretisht nëse dikush hap një llogari në Facebook me foton dhe emrin tuaj, atëherë juve ju vjen një njoftim nga Facebook në lidhje me këtë adresë të re. Në këtë rast gjithçka çfarë ju mund të bëni është ta raportoni këtë adresë të re pranë Facebook dhe ndodhet një grup apostafat që do të merret me zhdukjen  e saj.

Antigone Davis, drejtuesja e sigurisë globale në Facebook, tha: “Është një problem shqetësues kryesisht për femrat, sidomos në disa vende të caktuara të botës, ku persona vjedhin llogarinë e tyre duke i shkaktuar probleme”.

Sipas raportimeve, sistemi në fjalë është vënë në dispozicion për 75 % të përdoruesve, që prej Nëntorit.

Please follow and like us: