Albspirit

Media/News/Publishing

“Newsweek” tërheq 125 mijë kopje reviste, u printuan me Clintonin presidente

“Newsweek” tërheq 125 mijë kopje reviste, u printuan me Clintonin presidente (Foto)

Të gjithë ranë në grackën e sondazheve dhe se Hillary Clinton pritej të ishte fituesja e padiskutueshme e zgjedhjeve të 8 nëntorit. Por mediat e shkruara që duhet të luftonin me kohëën për të nxjerrë në treg gazetën apo revistën, gabuan. Njërës në veçanti i ka kushtuar shtrenjtë dhe ajo është revista e përjavshme “Newsweek”. Ata janë detyruar të tërheqin 125 mijë kopjet, të cilat në faqen e parë kishin shpallur presidente kandidaten demokrate me titullin “Madam President”.

Please follow and like us: