Albspirit

Media/News/Publishing

27-vjeçarja, femra e parë që ka udhëtuar mbarë botën

4-27-vjecarja-femra-e-pare-qe-ka-udhetuar-mbare-boten

Cassandra De Pecol , amerikanja 27-vjeçare është femra e parë në botë që ka udhëtuar nëpër 196 vendet e globit.

Ajo e ka nisur rrugëtimin e saj, që quhet “Ekspedita 196” në korrik të vitit 2015 nën programin Ambasadorja për Paqe të mundësuar nga Peace Through Tourism (Paqe Përmes Turizmit).

E veçanta e saj nuk është vetëm fakti se ka arritur të udhëtojë nëpër të gjithë botën, por se e ka bërë këtë në një kohë të shkurtër dhe shumë shpejt do të çertifikohet nga Rekordi Guiness, pra do të jetë zyrtarisht femra e parë që ka shëtitur botën në një kohë rekord. /tesheshi.com/

Please follow and like us: