Albspirit

Media/News/Publishing

Fjalët e fundit të këngëtarit legjendë, Leonard Cohen

VIDEO/ Fjalët e fundit të këngëtarit legjendë, Leonard Cohen

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare i madhi i muzikës, Leonard Cohen.

Njoftimin e ka bërë shtëpia e tij diskografike Sony Music Canada në faqen në Facebook të Cohen, duke shënuar “Me dhimbje të thellë njoftojmë se kantautori legjendar, poeti dhe artisti ka vdekur”.

Më pas lajmi u transmetua edhe nga revista Rolling Stone online. Djali i tij, Adam tha se ai vdiq paqësisht në shtëpi.

Vetëm pak kohë më parë ai nxori diskun e tij të ri, ndërkohë që krijimi i tij “Halelujah” në vitin 1984, njohu më shumë se 300 incizime nga artistë sipas versioneve të tyre.

“Humbën një nga vizionarët. Një ceremoni do të mbahet në Los Angeles pas disa ditësh. Familja lutet për privaci gjatë kohës së saj të dhimbjes së madhe”, njofton shtëpia diskografike.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=oIuCwnnDq8k]

Please follow and like us: