Albspirit

Media/News/Publishing

Sa shpenzuan Trump dhe Clinton gjatë fushatës?

Ja sa shpenzuan Trump dhe Clinton gjatë fushatës

Tani që zgjedhjet presidenciale kanë mbaruar, mediat më të mëdha amerikane janë fokusuar te shpenzimet marramendëse të dy kandidatëve, Clinton e Trump.

Forbes shkruan se shpenzimet në total kanë arritur në 1 billion dollarë, për këtë vit presidencial.

Hilary Clinton dhe Donald Trump i shpenzuan më së shumti paratë e tyre mbi mbulimet mediatike, udhëtimet dhe konsulencën zgjedhore me një total kombinimesh prej 528 milion dollarësh.

Siç mund të shihet nga ky ilustrim, Hilary Clinton është ajo që ka shpenzuar më shumë mbi median, plot 158 milionë dollarë, kundrejt 91 milion dollarëve që ka shpenzuar Trump për median.

Me sa duket, strategjia e investimit në fushatën mediatike nuk i ka sjellë rezultat kandidates Clinton.

Clinton është ajo që ka shpenzuar më shumë se sa Trump, pothuajse në të gjitha kategoritë me përjashtim të udhëtimeve dhe konsulencës, ku e ka tejkaluar Trump.

Capture

Please follow and like us: