Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel dhe Blair sërish në politikë, Sarkozy largohet

Merkel dhe Blair sërish në politikë, Sarkozy largohet

Nicolas Sarkozy, ish-presidenti i Francës, tërhiqet përfundimisht nga politika, pasi dështoi në garën e brendshme në parti për kandidatin për president.

Në primaret e Partisë Republikane do të garojnë Francois Fillon dhe Alain Juppe. Fituesi do të përballet vitin e ardhshëm me kandidaten e djathtë për presidente Marine Le Pen.

Ish- president i Francës Sarkozy pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2012 u tërhoq për dy vjet nga politika.

Në vitin 2014 ai u rikthye në politikë dhe u zgjodh kryetar i Partisë Republikane.

Ndërkohë në Gjermani, kancelarja Angela Merkel do të kërkoj një mandat të katër. Ajo u shpreh të dielën se do të përdorë talentin e saj për t’i shërbyer sa më mirë Gjermanisë.

Merkel, kryetarja e Partisë Kristian Demokrate, drejton Gjermaninë që prej vitit 2005.

Në Britani, Tony Blair, ish-kryeministri laburist, duket se do të shfrytëzojë Brexit për tu rikthyer në politikë.

Blair po planifikon të ngrejë një grup kundër Brexit. Ai do të ngrejë një institut politik i cili do të punojnë për qëndrimin e Britanisë në BE.

Vendimi i Tony Blair u mirëprit nga deputetët e Partisë Konservatore, të cilët argumentuan se urrejtja e popullit për Blair vetëm do të forcojë lëvizjen pro Brexit.

Muajin e kaluar, Tony Blair u shpreh se britanikët duhet të mendojë për një referendum të dytë për qëndrimin ose jo në BE.

Ish-kryeministri britanik Tony Blair u quajt fajtor për vendimin për t’ju bashkuar SHBA-ve në pushtimin e Irakut. Sipas një raporti të shërbimeve sekrete, vendimi u mor pa pasur prova për praninë e armëve të shfarosjes në masë. Ky fakt e uli ndjeshëm reputacionin e tij në popull.

Gjithashtu, Tony Blair u akuzua se ka përfituar miliona paund nga kontratat e konsulencës me diktatorët e Koresë së Jugut, Nigerisë, Kuvajtit, Kazakistanit, Libisë etj.

Please follow and like us: