Albspirit

Media/News/Publishing

Varja e Riza Alizotit nga komunistët, i nipi në PD e kujton me foto

14563559_1307454395932644_2292241128616976062_n

Kreu i departamentit të të përndjekurve politikë në PD, diplomati Tomor Alizoti, ka publikuar në fb një foto të gjyshit të tij pushkatuar dekada më parë.  “Sot para 69 vjetesh, gjyshi im Riza Alizoti u denua me varje nga regjimi komunist. Ekzekutimi u krye ne Kucove. Eshtrat nuk u gjeten kurre”, është statusi që shoqëron foton.download-1

Alizotajt mbahen si një ndër familjet më të ngritura intelektualisht e më fisnike, të goditura rëndë nga regjimi komunist. Tomor Alizoti, një i diplomuar në Gjermani për diplomaci, njihet si një ndër emrat më të spikatur të mendimit diplomatik kur është fjala për të trajtuar çështje të mprehta të aktualietit që lidhen me këtë fushë, shqiptar, rajonal apo global. Së fundi, ai është zgjedhur nga PD-ja që të drejtojë departamentin e të përndjekurve, pikërisht për shkak të prejardhjes së tij famljare.

Please follow and like us: