Albspirit

Media/News/Publishing

“Art for Peace Award” për Adrian Pacin

“Art for Peace Award” për Adrian Pacin

Science for Peace me qendër në Milano të Italisë, për çdo vit ndan çmimet për artistët që me krijimet e tyre kanë ndikuar edhe në paqe, dhe pikërisht ky çmim, për vitin 2016 i është ndarë artistit shqiptar Adrian Paci, shkruan “KultPlus”.

Me ndarjen e këtij çmimi është vlerësuar se Adrian Paci është një artist shumëdimensional, i cili në veprat e tij përdor teknika dhe materiale të ndryshme.

Po ashtu, në përshkrimin e figurës së Pacit janë përmendur edhe pjesëmarrjet e tij artistike në shumë ekspozita të rëndësishme botërore, duke përfshirë edhe Bienalen e Venecias.

Çmimi “Art for Peace Award” ndahet për artistët që shkëlqejnë në përhapjen e mesazheve të paqes dhe këtë çmim, deri më tashti e kanë marrë shumë artistë të njohur.

 
Please follow and like us: