Albspirit

Media/News/Publishing

HOLANDË, poema e Anne Frank shitet 140 000 euro

ana-frank Një poemë e shkruar nga Anne Frank, pak para se adoleshentja hebreje të fshihej me familjen e saj në Amsterdam, u shit sot në ankand për 140 000 euro, shumë herë më shumë nga çmimi fillestar prej 30 000 eurosh.

“Pjesa 2390” iu dha një blerësi në internet pas dy minutave të fillimit të ankandit.

Shitja u zhvillua në një atmosferë të trazuar në shtëpinë e ankandeve “Bubb Kuyper”, e specializuar për librat dhe letrat, në Haarlem, në perëndim të Holandës.

Ndërkohë që të tjerë jepnin ofertat e tyre nëpërmjet telefonit dhe internetit, 20 të interesuar dhe koleksionues ishin mbledhur në pjesën e shitjes me mure të mbuluara nga vepra, harta gjeografike dhe ilustrime.

Please follow and like us: